Transformimi i Feros habit fansat, mesazh “i rrezikshëm” nga palestra

19:57 | 25 Mars 2026

Reperi Fero ka rikthyer vëmendjen e ndjekësve me një postim të fundit në InstaStory, ku shfaqet nga palestra në një formë fizike mahnitëse.

Në imazhin e publikuar, artisti duket i fokusuar dhe në top formë, duke lënë të kuptohet se po i kushton rëndësi të madhe stërvitjes dhe transformimit personal, shkruan Indeksonline.

Krahas fotos, ai ka zgjedhur një mbishkrim në anglisht që ka tërhequr menjëherë vëmendje: “NUK MENDOJ SE VERA ËSHTË GATI ENDE”.

Ky mesazh “i rrezikshëm” tregon se Fero po përgatitet për një periudhë edhe më intensive, qoftë në aspektin fizik apo atë profesional.

A është ky paralajmërimi i një rikthimi të fuqishëm? Mbetet të shihet në vazhdim.

Komento: