Franco Foda flet për gjendjen e Edon Zhegrovës

21:12 | 25 Mars 2026

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka folur në konferencën për media para ndeshjes së të enjtes ndaj Sllovakisë.

Kosova do të synojë fitoren ndaj Sllovakisë në Bratislavë në kuadër të ‘play-off’-it kualifikues për Kupën e Botës 2026.

Para kësaj ndeshje, Foda është pyetur nga gazetarët edhe për gjendjen fizike të Edon Zhegrovës,

Tekniku gjerman tha se si çdo lojtar tjetër edhe Zhegrova mbetet një aset i rëndësishëm për Kosovën.

Franco Foda para ndeshjes ndaj Sllovakisë: Synojmë vetëm fitoren, jemi përgatitur maksimalisht

“Edon Zhegrova? Absolutisht se të gjithë janë të rëndësishëm. Edoni nuk ka pasur shumë minuta te Juventusi, por mbetet shumë i rëndësishëm për ekipin kombëtar”.

“Të gjithë e dimë kualitetin, por a do të luajë apo çfarë roli ka, duhet të pritni deri nesër për ta mësuar”, ka deklaruar Foda.

Komento: