
Këngëtarja e deputetja e njohur kosovare Adelina Thaçi ka kujtuar babain, aktorin legjendar Cimën në 5-vjetorin e vdekjes.
Me një shkrim emocionues ajo theksoi se koha po kalon por mungesa e tij nuk mësohet kurrë, shkruan Indeksonline.
“Jam krenare që jam bija jote. Çdo vlerë që kam, çdo arritje, çdo ëndërr… mban një pjesë tënden Brenda”, shkroi ndër të tjerash.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
“Sot bëhen 5 vite pa ty, babi…
Koha kalon, por mungesa jote nuk mësohet kurrë. Ka ditë kur më duket sikur je ende këtu, në çdo këshillë që më ke dhënë, në çdo hap që bëj, në çdo forcë që gjej brenda vetes.
Më mungon zëri yt, më mungon prania jote, më mungon mënyra si më jepje siguri edhe kur gjithçka dukej e vështirë. Por mbi të gjitha, më mungon ti si baba – si shtylla ime më e fortë.
Jam krenare që jam bija jote. Çdo vlerë që kam, çdo arritje, çdo ëndërr… mban një pjesë tënden brenda.
Prehu në paqe, babi im i dashur. Do të jetosh gjithmonë në zemrën time.
Me mall bija jote”.
