Kryevepër nga Tare, ylli që ka fituar 20 trofe transferohet te Milani me kosto zero

16:46 | 27 Mars 2026

Një super përforcim nga Igli Tare.

Igli Tare nuk ka kohë për të humbur dhe ka filluar nga puna për të konkretizuar lëvizjet e para që do bëjë në merkaton e verës.

Sipas La Reppubblica, Tare synon transferimin e Bernardo Silvas nga Manchester City me parametra zero.

Portugezit i skadon kontrata me Qytetarët në verë dhe Rosonerët kanë kontaktuar tashmë agjentin e Silvas, Jorge Mendes.

Silva ka vendosur të largohet nga Manchester City pas 9-të sezoneve në Etihad, ndërsa me fanellën e Qytetarëve ka fituar 15 trofe.

Përveç Milanit, interessim për transferimin e Silvas kanë shfaqur Juventus dhe Barcelona.

Komento: