Sondazhi i “TNT Sports” e sheh Kosovën të mposht Turqinë

06:51 | 29 Mars 2026

Kosova jonë është afër të bëjë historinë.

Ndeshja ndaj Turqisë, shihet si ndeshja më e rëndësishme që nga pranimi në UEFA dhe FIFA në vitin 2016.

Por ajo çka bie në sy është paraqitja e një sondazhi nga “TNT Sports” rreth grupit D gjatë ndeshjes SHBA-Belgjikë, ku shikuesit amerikanë votuan që Kosova të jetë ajo që të mposht Turqinë dhe të kualifikohet në Botërozetr.

Kosova, priu me 57.7% të votave ndërsa Turqia me 42.3%.

Ndeshja Kosovë-Turqi, zhvillohet të martën në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim në orën 20:45.

Komento: