
Kapiteni i Kosovës, Vedat Muriqi deklaroi gjatë konferencës për media se ndihet krenar për rolin e tij në finalen historike ndaj Turqisë, që do të zhvillohet nesër në stadiumin Fadil Vokrri, dhe shprehu shpresën për sukses të ekipit.
“Jam krenar që jam kapiten i Kosovës në finalen historike, jemi të qetë dhe kemi atmosferë të shkëlqyeshme. Shpresojmë që nesër të kemi sukses”, ka thënë Muriqi./Sinjali