FFK uron Zhegrovën për ditëlindje, e vetmja dëshirë kur fryu qirinjtë – Kupa e Botës!

14:35 | 31 Mars 2026
ffk-uron-zhegroven-per-ditelindje,-e-vetmja-deshire-kur-fryu-qirinjte-–-kupa-e-botes!

Federata e Futbollit të Kosovës e ka uruar Edon Zhegrovën me rastin e ditëlindjes së tij të 27-të. 

Përmes disa fotografive emocionuese të djemve dardanë, shihet se yllit të futbollit i është përgatitur një tortë e cila do të shijohet pas ndeshjes.

“Urime ditëlindjen, Edon Zhegrova! Plani ishte ta prisnim tortën në drekë… por e lamë për “desert” pas ndeshjes. Sepse festa e vërtetë fillon atëherë”, thuhet në postimin e FFK-së, njofton Klankosova.tv.

A e dini cila ishte dëshira e Edonit kur i fryu qirinjtë? E thjeshtë, por e madhe: Kupa e Botës 2026!!!/Klankosova.tv

https://www.facebook.com/share/v/1Car4XozFk/

Komento: