
Juan Mata do të largohet nga Manchester United këtë verë.
Skuadrat nga Turqia, Galatasaray dhe Fenerbahçe janë futur në garë për shërbimet e mesfushorit Juan Mata, i cili pritet të largohet nga Manchester Unitedi gjatë kësaj vere.
Mata 31-vjeçar, në fund të këtij muaji do të jetë futbollist i lirë, pasi i skadon kontrata me Manchesterin.

Ai gjithashtu ka refuzuar kontratën e re njëvjeçare për shkak se dëshiron të vazhdoj karrierën diku tjetër.
Dy ekipet turke e shohin Matan si përforcim ideal për edicionin e ri dhe janë të gatshme t’i ofrojnë kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Spanjolli në edicionin e fundit ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar katër herë në 32 ndeshje për Manchesterin. Ai gjatë karrierës ka luajtur edhe te Chelsea e Valencia.