Digjet një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova”

15:55 | 01 Prill 2026

Një veturë është përfshirë nga flakët në autostradën “Ibrahim Rugova”, duke shkaktuar panik te pjesëmarrësit në trafik.

Sipas pamjeve që po qarkullojnë, automjeti është djegur pothuajse tërësisht, ndërsa flakët e mëdha dhe tymi i dendur kanë mbuluar një pjesë të rrugës. Ngjarja ka ndodhur në njërin prej segmenteve të autostradës, ku janë vërejtur edhe masa sigurie në vendin e ngjarjes.

Ende nuk ka informacione zyrtare lidhur me shkaqet e zjarrit apo nëse ka persona të lënduar./Gazeta10

Komento: