
Një tifoz kosovar ka hedhur akuza të rënda ndaj kapitenit të mbrëmshëm të Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi.
Ky tifoz e ka quajtur yllin kosovar si gjysmë-turk dhe e akuzon atë se iu ka dhënë informata turqve para lojës me Kosovën, e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”.
“Vedat Muriqi ua ka dhënë turqve informacionet dhe krejt taktikat se qysh ka me u zhvillu loja. Shkon ju fol e i përqaf krejt lojtarët turq para lojës. Bile te kish shit lojën, kish fitu pare. Edhe në Ulqin e kom pas në hotel, me krejt familjen folshin turqisht”, u shpreh tifozi për Klan Kosova.
E ndaj këtij postimi dhe ndaj akuzave të tifozit ka komentuar vetë ylli i Mallorcas, i cili nuk i ka kursyer fjalët.
“Marre të qoft. Me mëndu qe një lojtar i Kombëtares në një lojë vendimtare për shtetin e vet e shet lojën vetëm pse është i lindur në Prizren dhe flet turqisht, duhet të ketë probleme mentale ose të jetë një njeri pa gjak, pa ndjenja dhe pa respekt për një lojtar që ka dhënë gjithçka për Kombëtaren e Kosovës”, shkroi ndër të tjera sulmuesi më i mirë që e ka pasur ndonjëherë Kombëtarja e Kosovës.