
Barcelona është duke vazhduar ta ndjekë sulmuesin Fisnik Asllani, si një nga prioritet për në verë.
Siç raportojnë mediat spanjolle, së fundmi “SPORT” – ylli i Kosovës shihet si ideali për ta zëvendësuar polakun, e ardhmja e të cilit mbetet komplet e pasigurt.
Gjithnjë në bazë të raportimit, Asllani shihet si lojtari ideal për të rritur nivelin e skuadrës edhe më shumë në aspektin ofansiv, për të kombinuar pranë Lamine Yamal.
“Profili i tij përshtatet më shumë si një sulmues modern, që arrin të lëvizë mirë jashtë zonës, lidhet me bashkëlojtarët dhe krijon avantazhin në pjesë të ndryshme të fushës”.
“Aspekti ofansiv e bën të lehtë ta imagjinosh duke luajtur pranë një Lamine Yamal, që është “djallë” në krahë”.
“Pastaj, e ardhmja e Lewandowskit mbetet në ajër. Asllani mund ta zëvendësojë ose edhe të mësojë nga polaku në një periudhë të shkurtër”, raporton mediumi katalunas.
Edhe në aspektin financiar, transferimi shihet si mjaftë i mundshëm meqenëse Barcelona e ka kontaktuar menaxherin Ayman Dahmani, ku kanë mësuar se klauzola e lirimit është nën 30 milionë euro.
Asllani ndërkohë ka qenë i qartë së fundmi në intervistë për media, ku nuk ia mbylli derën Barcelonës por deklaroi: “Më lejoni të luaj futboll njëherë, pastaj flasim kur të mbaroj sezoni”.
Përndryshe, interesim për Asllanin kanë edhe gjigantët gjermanë si Bayern Munich e Borussia Dortmund.