
Skuadra e Barcelonës mund të bëjë dy blerje interesante gjatë afatit kalimtar të verës.
Siç raportohet në mediat spanjolle, në këtë rast “Mundo Deportivo”, skuadra katalunase ka në shënjestër dyshen: Fisnik Asllani dhe Vuskovic, shkruan Indeksonline
Asllani është duke kaluar momente fantastike në Hoffenheim, dhe me golat e tij ka “rënë” në sytë e drejtuesve të klubit katalunas.
E njëjta vlen edhe për futbollistin kroat, Vuskovic – i cili po zhvillon një super sezon te Hamburgu.

Asllani dhe Vuskovic mund të jenë dy “goditjet” kryesore të Barcelonës gjatë merkatos së verës.