Rogerti në rolin e dajës së Brikenës – ia ndërpret dasmën me Mateon

22:22 | 06 Prill 2026

Rogert Sterkaj ka tentuar të prish edhe dasmën e Brikena Selmanit me Mateo Borrin.

Në momentin që po bëhej celebrimi nga çifti, ai kundërshtoi duke u çuar në këmbë.

I njëjti mbajti një fjalim, në rolin e dajës së Brikenës, duke kundërshtuar dasmën mes tyre.

Në fjalët që zgjodhi, ai përmendi disa gjëra që si pëlqejnë te Mateo, meqë ka të bëjë me historinë e tyre.

Sidoqoftë, kjo nuk iu bëri përshtypje asnjërit prej tyre, duke e injoruar totalisht.

Rogertit iu bashkangjit edhe Miri, Juela Nikolli si dhe Edisa Demollari.

Ai të njëjtën gjë bëri edhe në dasmën e Selin me Gimbon.

Komento: