
Real Madridi thuhet se e ka përjashtuar mundësinë e nënshkrimit të mesfushorit të Manchester Cityt, Rodri, gjatë afatit kalimtar të verës.
Rodri, kontrata e të cilit skadon vitin e ardhshëm, kohët e fundit shprehu dëshirën e tij për të luajtur për Los Blancos.
Keto lajme u pasuan nga komentet e habitshme të trajnerit të Cityt, Pep Guardiola, i cili tha se asnjë lojtar nuk do ta refuzonte një transferim te gjigantët e La Ligës.
Guardiola njofton largimin e mundshëm të yllit: Nuk më kujtohet ndonjë lojtar që e ka refuzuar Realin
Megjithatë, burime të larta brenda Madridit e kanë konsideruar transferimin e Rodrit të pamundur dhe nënshkrimet e reja duhet të balancohen nga largimet.
Sipas gazetarit Guillermo Rai nga The Athletic, Real Madridi e ka përjashtuar mundësinë e nënshkrimit të mesfushorit të Manchester Cityt, Rodri, gjatë verës.
Los Blancos janë në kërkim të një mesfushori të ri qendror, me lojtarë si Adam Ëharton dhe Kees Smit në listën e tyre të dëshirave.