Një muaj paraburgim për babain që dyshohet se dhunoi seksualisht vajzën e tij

17:10 | 08 Prill 2026
nje-muaj-paraburgim-per-babain-qe-dyshohet-se-dhunoi-seksualisht-vajzen-e-tij

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një muaj të pandehurit M. S., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale të sulmit seksual ndaj vajzës së tij.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se me datën 1 prill 2026, i pandehuri dyshohet se ka vepruar në mënyrë të papërshtatshme dhe pa pëlqimin e vajzës së tij, duke përdorur përmbajtje të papërshtatshme dhe duke bërë kërkesa të papranueshme. Gjykata ka njoftuar se pas incidentit, e mitura ka njoftuar prindin tjetër dhe rasti është raportuar në polici.

“Për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe për mbrojtjen e privatësisë dhe dinjitetit të personave të përfshirë, veçanërisht të të miturës, detajet janë kufizuar. Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente”.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, Drilon Haraçia, pas mbajtjes së seancës dëgjimore ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit. Me këtë vendim, i pandehurit M. S., do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një (1) muaji, periudhë kjo që do të llogaritet nga data e arrestimit me 07 prill 2026 deri më 06 maj 2026”, thuhet në njoftim.

Komento: