
Pas një periudhe tejet të vështirë dhe sfiduese, Antigona Ramosaj ka ndarë një mesazh thellësisht emocionues dhe frymëzues me ndjekësit e saj.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ajo është shprehur falenderuese që është gjallë, dhe që ia doli të kaloj gjithë ato terapi dhe sfida.
Në fjalët e saj, Antigona tregon me sinqeritet për betejën fizike dhe emocionale që ka kaluar. Ajo e përshkruan këtë periudhë si një rrugëtim ku nuk kanë munguar dhimbja, frika dhe lotët, por thekson se shpresa dhe besimi kanë triumfuar mbi të gjitha.
“Faleminderit Zotit për çdo frymëmarrje, për çdo ditë që më dha forcë të vazhdoj përpara edhe në momentet më të vështira. Sot, mbi të gjitha, jam mirënjohëse që jam gjallë, që ia dola të kaloj gjithë ato terapi dhe sfida që më dukeshin të pafundme.”

Përtej forcës së saj të brendshme, Antigona ka theksuar rëndësinë jetike që ka pasur mbështetja e njerëzve të dashur në këtë luftë.
Ajo nuk e ka konsideruar veten të vetme në asnjë moment të këtij rrugëtimi. Familja dhe miqtë kanë qenë mbështetja e saj më e madhe, duke i ofruar lutje dhe energji pozitive në momentet e dëshpërimit.
Dashuria e pakushtëzuar e të afërmve, të cilët i quajti “drita në ditët më të errëta”, i ka dhënë kurajën e nevojshme për të mos u dorëzuar përballë trajtimeve agresive dhe ditëve të vështira.
