
Ermiona Lekbello do të bëhet pjesë e Ferma VIP, nisur nga Prime-i i nesërm, duke konfirmuar kështu zërat që prej ditësh po qarkullonin në rrjetet sociale.
Edhe pse më herët ajo kishte mohuar publikisht çdo marrëveshje, tashmë gjithçka është bërë zyrtare.
Produksioni i formatit ka zbuluar hyrjen e saj përmes një videoje paralajmëruese, duke i dhënë fund çdo dileme rreth pjesëmarrjes së saj.
Në pamjet e publikuara, ajo shfaqet me një paraqitje elegante, e veshur me stil dhe me një qëndrim të sigurt.
Në video, Ermiona shihet teksa del nga ashensori dhe më pas ulet qetësisht, ndërsa një kamarier i sjell një zarf me logon e spektaklit. Në fund, buzëqeshja e saj lë të kuptohet qartë se hyrja e saj në fermë është tashmë e vendosur për mbrëmjen e nesërme.
Tani vëmendja është përqendruar te Prime-i i nesërm në orën 21:00, ku pritet të shihet se si do të përshtatet ajo me jetën në fermë dhe me banorët e tjerë.
Prezenca e saj mendohet se mund të ndikojë në dinamikat e lojës dhe të sjellë zhvillime të reja mes konkurrentëve.
