
Familja e këngëtares së dashur shqiptare, Gjira Kajtazi, sapo është zgjeruar! Ajo është bërë nënë për herë të tretë, duke sjellë në jetë një vajzë.
Lajmin e bukur e ka ndarë vetë këngëtarja me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, përmes një postimi tejet emocionues që ka ngrohur zemrat e të gjithëve.
Duke folur në emër të fëmijëve të saj për ardhjen e anëtares më të re të familjes, Gjira shkroi në mbishkrimin e postimi: “Ja ku është… motra jonë e vogël e ëmbël, Elora… ti je tashmë kaq e dashur dhe ne mezi prisnim të të takonim më në fund.”
Menjëherë pas publikimit të këtij lajmi të gëzueshëm, seksioni i komenteve është mbushur me urime të përzemërta nga miqtë, kolegët dhe ndjekësit e saj të shumtë. Të gjithë i kanë uruar mirëseardhjen Elorës së vogël, duke i dëshiruar asaj jetë të gjatë dhe të lumtur pranë familjes.
