Kurti bashkë me deputetë e ministra të VV-së të pranishëm në varrimin e babait të presidentes

18:30 | 11 Prill 2026
kurti-bashke-me-deputete-e-ministra-te-vv-se-te-pranishem-ne-varrimin-e-babait-te-presidentes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me deputetë dhe ministra të kabinetit të tij, kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të Albulena Haxhiut, ushtrueses së detyrës së presidentes dhe njëherësh kryetares së Kuvendit.

Ceremonia mortore është mbajtur në fshatin Lupç të Podujevës, ku i ndjeri u përcoll për në banesën e fundit.

Në varrim kanë qenë të pranishëm edhe shumë figura të tjera nga skena politike, përfshirë përfaqësues të partive opozitare, të cilët kanë shprehur ngushëllimet për familjen Haxhiu.

Komento: