Të shtunen Xhaka vs Rashica, FFK tregon çmimet e biletave

15:03 | 13 Qershor 2019

Të shtunën dy futbollistët kosovarë të njohur në gjithëbotën, Milot Rashica dhe Granit Xhaka do të luajnë nëjë ndeshje futbolli në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

Paratë e fituara nga biletat e kësaj ndeshjeje do të shkojnë për bamirësi.

Ylli i Arsenalit Xhaka me ekipin e tij kundër ekipit të yllit të Werder Bremen Rashicës do ta zhvillojnë një ndeshje bamirëse për familjet nevojtare në Kosovë, të shtunën në kryeqytet, raporton Express.

Ndeshja do të luhet më 15 qershor, pra të shtunën në orën 20:00. Biletat do të jenë falas për tribunat ju dhe veri, ndërkohë ato në lidhje kushtojnë 2 euro copa dhe 3 euro copa për ato në tribunën perëndimore. Të gjitha të hyrat nga shitja e biletave do t’u ndahen 10 familjeve nevojtare.

Kjo ndeshje është organizohet dhe mbështetet nga Federata e Futbollit e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës.

“Biletat për tribunat Jug dhe Veri do të jenë falas, derisa biletat për tribunën lindore kushtojnë 2 euro, kurse ato për tribunën perëndimore 3 euro. Biletat mund të blihen në kioskën e qytetit të Prishtinës si dhe në Rave Travel”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Komento: