Fier: U fut për të vjedhur, hajni gjendet i vdekur brenda shtëpisë – i ngeci trupi në dritare

11:55 | 13 Prill 2026
fier:-u-fut-per-te-vjedhur,-hajni-gjendet-i-vdekur-brenda-shtepise-–-i-ngeci-trupi-ne-dritare

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë natës né lagjen “8 Shkurti” në Fier. Në tentativë për të vjedhur një i ri rreth të 40- ave, i paidentifikuar ende, ka humbur jetën pasi gjyma e trupit i ka ngecur në dritare.

Sipas vëllait të kryefamiljarit, Nikollaq Lule, banesa tre katëshe i përket Uan Lules, i cili prej një muaji ndodhet në Greqi tek fëmijët e tij.

Ai tregon se fqinji që përkujseset për banesën e ka gjetur të vdekur në dritare hajdutin dhe ka lajmëruar menjëherë policinë.

I riu , është dërguar në morgun e Fierit ndërsa nuk ështé identifikuar ende.

Komento: