
Top Channel ka siguruar pamjet me dron nga momenti kur pallati 12-katësh i ndërtuar nga kompania ‘Arlis Construction’ pranë spitalit “Nënë Tereza” u përfshi nga flakët.
Siç duket edhe nga pamjet, flakët përfshinë pothuajse të gjithë pallatin, duke e djegur brenda pak minutash.
Po ashtu, disa makina zjarrfikëse duken në terren, duke u përpjekur të shuajnë zjarrin. Në ndihmë të zjarrfikësve kanë ardhur edhe dy helikopterë, të cilët, siç shihet, hedhin ujë nga lart.
Në më shumë se gjysmën e pallatit ka mbetur vetëm fasada e djegur. Zjarri dyshohet se ka nisur në një market në katin e parë të pallatit dhe pastaj është përhapur me shpejtësi.
Deri më tani, 7 persona kanë mbetur të asfiksuar, 3 zjarrfikës dhe 4 qytetarë janë dërguar në urgjencën e QSUT.