
Inter thuhet se po negociojnë për transferimin e Romelu Lukaku nga Manchester United.
Sipas Nicolo Schira të Gazzetta dello Sport, Interi tashmë ka rënë dakord me kushtet personale me ‘zgjedhjen e parë absolute’ të Antonio Conte për të qenë Numri 9 i rij, përcjell ORAinfo.
Schira shkruan se lojtari belge në këtë rast do të fitonte 7.5 milion euro plus bonuse një sezon në San Siro deri më 2024.
Mirë, por shërbimet e lojtarit Inter duhet t’i paguaj Manchester Unitedit të paktën 70 milionë euro.
Në ndërkohë, 26-vjeçari pranoi se i pëlqen Serie A.
“Unë kam qenë gjithmonë një tifoz i madh i Ligës Italiane”, ka thënë ai.
“Kam dy Ligat, të cilat unë kam ëndërruar gjithmonë – Ligën Angleze dhe Serie A”.
“Serie A është Liga ime e preferuar – e dua Italinë. Me transferimin e Ronaldos, mendoj se Liga italiane po kthehet tani”.
“Ai (Conte) e di se çfarë mendoj për të. Unë nuk jam dikush që i pëlqen të flasë për marrëdhëniet e mia personale me menaxherët, por, ju e dini, unë jam një lojtar i Manchester United dhe unë duhet ta respektoj klubin tim”, ka thënë Lukalu. /ORAinfo/
