Haradinaj kujton Betejën e Zhegocit dhe kontributin e Zonës Operative të Karadakut

11:25 | 15 Prill 2026
haradinaj-kujton-betejen-e-zhegocit-dhe-kontributin-e-zones-operative-te-karadakut

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj duke kujtuar sot Betejën e Zhegocit, ka nderuar kontributin e Zonës Operative të Karadakut dhe rënien e bijve më të mirë të saj për lirinë e Kosovës.

Ai theksoi se pranvera e shënuar me pushkët e luftëtarëve të kësaj zone, lajmëroi fitoren që do të vinte shpejt.

“Duke kujtuar sot Betejën e Zhegocit, nderojmë kontributin e Zonës Operative të Karadakut, rënien e bijve më të mirë të saj, për lirinë e vendit tonë. Pranvera që u shënua me pushkët e tyre, lajmëroi fitoren e cila nuk vonoi. Shteti serb, për të shfryer egërsinë dhe mllefin e humbjeve të mëdha në frontet e luftës, pikërisht gjatë Betejës së Zhegocit, do të sulmonte popullatën e paarmatosur në Sllovi të Lipjanit. Njëjtë do të pësonin edhe motrat e vëllezërit tonë në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Në përfundim, ai e përmbylli fjalën me një mesazh: “Lavdi e përjetshme”.

Komento: