
Duket se Ribery do të bëhet me skuadër të re.
Franck Ribery karrierën si futbollist mund ta vazhdojë në Premierligë.
Veterani i futbollit pas përfundimit të këtij sezoni, është larguar nga Bayern Munich, pas qëndrimit të gjatë prej 12 viteve.
36 vjeçari që tani është lojtar i lirë, po synon të luajë akoma në nivele të larta.
Mediet në Angli raportojnë se Ribery po kërkohet nga skuadra e rikthyer në Premierligë, Sheffield United.
Ish-reprezentuesi i Francës ka oferta edhe nga Australia dhe Katari dhe është duke i shqyrtuar të gjitha para se të vendosë se ku do të luajë në të ardhmen.