Ushtria izraelite thotë se po vepron me ‘forcë të konsiderueshme’ në një pjesë të Libanit jugor

11:50 | 15 Prill 2026
ushtria-izraelite-thote-se-po-vepron-me-‘force-te-konsiderueshme’-ne-nje-pjese-te-libanit-jugor

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë lëshuar një urdhër të ri evakuimi për një pjesë të Libanit jugor ku thuhet se “sulmet ajrore janë duke vazhduar”.

IDF thotë se po operojnë me “forcë të konsiderueshme” në zonën në jug të lumit Zahrani dhe se qytetarët duhet të evakuohen menjëherë dhe të shkojnë në veri, raporton BBC.

“Kushdo që është i pranishëm pranë elementëve të Hezbollahut, objekteve të tyre ose automjeteve të tyre luftarake rrezikon jetën e tij”, shtohet në deklaratë.

Komento: