Komuna e Prishtinës hap thirrjen për përkrahjen e fermerëve në ndërtimin e serave

13:25 | 15 Prill 2026
komuna-e-prishtines-hap-thirrjen-per-perkrahjen-e-fermereve-ne-ndertimin-e-serave

Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se është hapur thirrja për përkrahjen e fermerëve në ndërtimin e serave.

Nga komuna është bërë e ditur se, në kuadër të kësaj thirrjeje, do të përkrahet ndërtimi i: Serrës së tipit “Tunel”, me sipërfaqe prej 200 m².

Postimi:

NJOFTIM PËR FERMERËT E KRYEQYTETIT

Kryeqyteti ju njofton se është hapur thirrja për aplikim për përkrahje në ndërtimin e serave.

Në kuadër të kësaj thirrjeje, do të përkrahet ndërtimi i:

• Serrës së tipit “Tunel”, me sipërfaqe prej 200 m².

Afati i aplikimit: 15.04.2026 – 05.05.2026

Aplikimi bëhet në objektet e Bashkësive Lokale në: Besi dhe Muhaxherëve.

Komento: