Ekzekutohen pagesat këto kategori, përfitojnë mbi 286 mijë qytetarë

16:51 | 15 Prill 2026
demtohen-tre-aparate-per-pagesa-ne-fushe-kosove-dhe-vidhen-200-euro

Ministria për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare ka njoftuar se sot është bërë alokimi i pensioneve për pensionistët e moshës dhe ata kontribuues për muajin prill.

Sipas njoftimit, numri i përfituesve të pensioneve bazike dhe kontribuese arrin në 272.023 pensionistë.

Po ashtu, Ministria ka bërë të ditur se janë alokuar edhe pensionet për skemat e invalidëve të luftës dhe viktimave civile, me gjithsej 14.279 përfitues.

Të gjithë përfituesit, sipas MPFVLC-së, mund t’i tërheqin pensionet nga pasditja e sotme në bankomatet më të afërta, ose përmes familjarëve të autorizuar.

Komento: