
Ka shkuar në nëntë numri i të vdekurve nga sulmi që ndodhi në shkollën e mesme “Ayser Calik” në Turqi, ku tetë prej viktimave janë nxënës dhe njëri mësues.
Si pasojë e këtij sulmi janë plagosur edhe 13 persona të tjerë, raporton TRT. Kjo është bërë e ditur nga Ministri i Brendshëm turk Mustafa Çiftçi i cili bëri të ditur se gjashtë prej tyre janë në kujdes intensiv dhe tre janë në gjendje kritike.
“Si pasojë e këtij incidenti, për fat të keq kemi humbur 9 persona. Tetë prej tyre ishin nxënës dhe një ishte mësues. Përveç kësaj, 13 persona u plagosën. Gjashtë nga të plagosurit janë në kujdes intensiv dhe tre janë në gjendje kritike”, tha ai.