Bashkësia Islame në Gjakovë planifikon ndërtimin e një xhamie, thuhet se komuna po ia refuzon kërkesën

18:05 | 15 Prill 2026
bashkesia-islame-ne-gjakove-planifikon-ndertimin-e-nje-xhamie,-thuhet-se-komuna-po-ia-refuzon-kerkesen

Bashkësia Islame në Gjakovë po planifikon ndërtimin e një xhamie në rrugën “Gjergj Fishta” në Bllokun e Ri.

Kështu ka raportuar TvSyri Vision. Për këta të fundit, Bashkësia Islame atje ka bërë të ditur se çështja është ende në fazë shqyrtimi.

Në anën tjetër, nga Drejtoria e Urbanizimit në Gjakovë, kanë bërë të ditur se lënda për ndërtimin e xhamisë është refuzuar me arsyetimin se hapësira e kërkuar për ndërtim, është shumë e vogël për objektin fetar.

Komento: