Gjendet pa shenja jete një burrë në Dragodan

09:15 | 16 Prill 2026
gjendet-pa-shenja-jete-nje-burre-ne-dragodan

Një burrë është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së mërkurës në Dragodan (Arbëri) të Prishtinës.

Siç ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, tha Pllana.

Komento: