Kuvendi mblidhet nesër – FSK në Gaza, propozimi i dy kandidatëve për në Kushtetuese e Byroja e konfiskimit në rend dite

15:55 | 16 Prill 2026
kuvendi-mblidhet-neser-–-fsk-ne-gaza,-propozimi-i-dy-kandidateve-per-ne-kushtetuese-e-byroja-e-konfiskimit-ne-rend-dite

Kuvendi i Kosovës do zhvillojë seancë ditën e nesërme duke filluar nga ora 10:00.

Në njoftimin për media, Kuvendi ka bërë të ditur edhe se në rend dite janë 6 pika, përcjell Gazeta Express.

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme; Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë se Republikës se Kosovës nr.07/07, dt.30.03.2026 për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza, dhe; Propozimi i dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, janë tri nga pikat e rendit të ditës.

Njoftimi:

Data: 17 prill 2026

Dita: E premte

· Vendi: Seanca plenare

· Koha: 10:00

Rendi i ditës

1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

3. Pyetjet parlamentare,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-019 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme,

5. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë se Republikës se Kosovës nr.07/07, dt.30.03.2026 për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza,

6. Propozimi i dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Komento: