Komandanti i KFOR-it takohet me ministrin grek të Mrojtjes, diskutohet për çështje të sigurisë

17:15 | 16 Prill 2026
komandanti-i-kfor-it-takohet-me-ministrin-grek-te-mrojtjes,-diskutohet-per-ceshtje-te-sigurise

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Özkan Ulutaş, ka pritur në takim ministrin grek të Mbrojtjes, Nikolaos Dendias.

Ky takim është mbajtur në shtabin e KFOR-it në “Camp Film City”, në Pristinë. Sipas njoftimit të këtij misioni, gjatë takimit, Gjeneral Major Ulutaş ka dhënë informata mbi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, aktivitetet e vazhdueshme të KFOR-it dhe prioritetet për të ardhmen.  Gjeneral Major Ulutaş, sipas njoftimit, ka shprehur vlerësimin e tij për kontributin e gjatë të Greqisë në kuadër të këtij misioni dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.”, thuhet në njoftim.

Ministri grek i Mbrojtjes po qëndron në një vizitë zyrtare në Kosovë, ku pritet të ketë takime edhe me liderë institucionalë. /Klankosova.tv

Komento: