Rizavanolli: Kemi siguruar financimin e plotë për parkun solar me kapacitet minimum 100 MW në KEK

17:40 | 16 Prill 2026
rizavanolli:-kemi-siguruar-financimin-e-plote-per-parkun-solar-me-kapacitet-minimum-100-mw-ne-kek

Kemi siguruar financimin e plotë për parkun solar me kapacitet minimum 100 MW në KEK.

Kështu është shprehur Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Rizvanolli ka thënë se kjo është arritur fal ratifikimit të Marrëveshjes së kredisë mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Energjia Diellore Fotovoltaike në KEK – Porta Globale” nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Tutje ajo është shprehur se parku solar përveç që shënon një moment të rëndësishëm për sigurinë e furnizimit e pavarësinë energjetike të vendit, është edhe hap tejet i rëndësishëm për vetë KEK-un

Postimi i plotë:

Kemi siguruar financimin e plotë për parkun solar me kapacitet minimum 100 MW në KEK, me ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Energjia Diellore Fotovoltaike në KEK – Porta Globale” nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Projekti momentalisht është në fazën e marrjes së lejeve të nevojshme për ndërtim, ndërsa paralelisht është duke vijuar tenderimi i tij, përkatësisht faza e parakualifikimit. Planifikohet që deri në fund të vitit të nënshkruhet kontrata për ndërtimin, ndërsa puna të fillojë gjatë vitit tjetër, për të filluar gjenerimin e energjisë elektrike gjatë vitit 2028.

Parku solar përveç që shënon një moment të rëndësishëm për sigurinë e furnizimit e pavarësinë energjetike të vendit, është edhe hap tejet i rëndësishëm për vetë KEK-un, e ardhmja e të cilit, bashkë me punëtorët e saj, e sigurt si ndërmarrje kyçe e energjisë, moderne e me burime të diversifikuara. I ndërtuar në një sipërfaqe aktualisht të pashfrytëzuar të deponisë së hirit në KEK, kapaciteti i instaluar prej së paku 100 MW, pritet të gjenerojë së paku 152 GWh për vit, duke kontribuuar në diversifikim e modernizim të KEK-ut dhe uljen e emetimeve te dioksidit të karbonit (CO2) prej së paku 140,000 tonë për vit.

Falënderoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që votuan PËR miratimin e kësaj marrëveshjeje, duke rikujtuar që secili miratim pa vonesa i marrëveshjeve ndërkombëtare ka ndikim pozitiv direkt në jetën e qytetarëve duke mundësuar zbatimin me kohë të projekteve të rëndësishme për qytetarët dhe ekonominë e vendit.

Komento: