A do të pranonte VV që Abdixhiku të jetë President, Konjufca: Kjo është diçka tjetër, nuk është hapur kjo

17:55 | 16 Prill 2026
a-do-te-pranonte-vv-qe-abdixhiku-te-jete-president,-konjufca:-kjo-eshte-dicka-tjeter,-nuk-eshte-hapur-kjo

I propozuari i Lëvizjes Vetëvendosje për President, ministri Glauk Konjufca, sot sërish tha se do të hiqte dorë nga kandidatura nëse opozita do të propozonte një emër, por veçse sot ishte më specifik: kandidati duhet të jetë jopartiak.

Derisa po fliste për këtë temë, Konjufca u pyet nga gazetarët nëse do të ishte i pranueshëm kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, për President.

“Nuk e di, s’kemi folur në këtë dimension. Unë sapo e thashë të kundërtën. Në dy pista kemi qenë. Pista e parë, nëse është politik, Lëvizja Vetëvendosja ka shkuar me propozimin e vet. Më lypshin me qenë kryeparlamentar, tash nuk e di pse s’po ju pëlqen tash president”.

Si pistë të dytë, Konjufca e rreshtoi opsionin e kandidatit jopartiak.

“Në anën tjetër është jopartiak. Nëse po thua jopartiak, ti po thua zoti Abdixhiku…”, iu drejtua ai gazetarit që e pyeti për Abdixhikun.

“Në kuadër të marrëveshjes politike”, u pyet sërish Konjufca.

“Kjo tash është diçka tjetër. Marrëveshje politike për President partiak, deri tash nuk u hap kjo, më duket”.

“Nëse është jopartiak, unë jap dorëheqje prej kandidaturës time. Jap dorëheqje sepse po gjendet një i të gjithëve, kush jam unë me mbyllë rrugë”./Express/

Komento: