Violete Kukaj po bëhet gjyshe për herë të dytë

20:36 | 16 Prill 2026

Këngëtarja Violete Kukaj ka konfirmuar se familja e saj do të zgjerohet sërish. Ajo ka bërë të ditur se vajza e saj, Njomza, është në pritje të fëmijës së dytë, duke e bërë kështu këngëtaren gjyshe për herë të dytë.

Lajmi është ndarë përmes një postimi në “Instastory”, ku Kukaj ka treguar se një bebë është rrugës, shkruan Kosovarja.

Njoftimi ka ardhur në mënyrë të thjeshtë, pa detaje shtesë rreth shtatzënisë apo kohës së lindjes.

Ky është një moment i rëndësishëm për familjen e artistes, e cila prej kohësh është e përkushtuar edhe ndaj jetës familjare, krahas angazhimeve të saj në muzikë.

Komento: