
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar të rënët me rastin e 27-vjetorit të masakrave në Poklek e Çikatovë.
Sipas Osmanit kushdo që thotë se në Kosovë nuk është kryer gjenocid, duhet të shkojë në Poklek e në çdo pjesë të Kosovës.
Ajo thotë se dëshmitë e holokaustit të kryer në Kosovë janë akoma të freskëta.
Postimi i plotë:
Liri Muqolli ishte 6 muajshe kur së bashku me 53 anëtarë të familjes, kryesisht fëmijë e gra, u ekzekutuan, u dogjën njëherë, pastaj u dogjën sërish.
Liri kishte emrin, por lirinë nuk e arriti kurrë.
Kushdo që thotë se në Kosovë nuk është kryer gjenocid, le të shkojë në Poklek e në çdo pjesë të Kosovës. Dëshmitë e holokaustit të kryer në Kosovë janë akoma të freskëta.
Në këte përvjetor të masakrave në Poklek e Çikatovë, kujtojmë e nuk harrojmë kurrë.
Lavdi e përjetshme të gjithë martirëve të lirisë!