
Diana Avdiu, ish “Miss Universe Kosova”, ka ndarë me ndjekësit një moment të rëndësishëm nga jeta e saj personale.
Ajo ka publikuar fotografi ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur, duke konfirmuar se është në pritje të fëmijës së parë, shkruan Kosovarja.
Në imazhet e publikuara, Avdiu shfaqet në formë të mirë dhe me stil të kuruar, duke ruajtur linjën elegante që e ka karakterizuar ndër vite. Ajo nuk ka dhënë shumë detaje shtesë për këtë fazë të re të jetës së saj.
Ky lajm shënon një kapitull të ri për ish-missen, e cila prej kohësh është më e rezervuar në paraqitjet publike dhe në ndarjen e jetës private.

