
Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi, ka kërkuar drejtësi para trupit gjykues për vrasjen e motrës së tij, duke insistuar në dënim me burgim të përjetshëm për të akuzuarit Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava.
Ai ka deklaruar se të tre personat janë të përfshirë si organizatorë të vrasjes dhe se familja po përballet me një dhimbje të madhe.
Sipas tij, fëmijët e Liridonës do të rriten pa nënën e tyre, por drejtësia e plotë do të ishte një ngushëllim për familjen.