Naim Murseli ia qan hallin Behgjet Pacollit, thotë se ndihet keq që po e përmendin në gjyq

12:30 | 17 Prill 2026
naim-murseli-ia-qan-hallin-behgjet-pacollit,-thote-se-ndihet-keq-qe-po-e-permendin-ne-gjyq

Në Gjykatën Themelore është duke u mbajtur seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt. Fjalën përfundimtare e ka dhënë edhe Naim Murseli, i cili, pos tjerash, ka thënë se ndjen keqardhje që Behgjet Pacolli është përmendur gjatë shqyrtimit gjyqësor.

Ai ka thënë:

“Në këtë proces gjyqësor disa herë, shumë herë pa të drejtë është përmendur edhe zoti Behgjet Pacolli, i cili fare nuk ka lidhje me këtë rast. Padrejtësisht i është përmendur emri dhe e kam pasur të nevojshme ta sqaroj se ndjej keqardhje sa herë që është përmendur emri i tij, sepse është e padrejtë.

I nderuari trup gjykues, ju së shpejti do të merrni një vendim. Ne kemi kërkuar të administrohet një CD ku është komunikimi im me fëmijët, po të mos ekzistonte nuk do ta kishim propozuar. E vetmja arsye pse nuk kam komunikim me fëmijët është se gjendem në masën e paraburgimit dhe jo pse fëmijët nuk dëshirojnë të flasin me mua. Madje, është shumë e ulët të citohen rrejshëm fëmijët e mi, kinse kanë deklaruar kështu.

Natën e vrasjes unë i dorëzova fëmijët familjes Ademaj. Po të kisha për të fshehur diçka, nuk do ta kisha bërë. Natën e vrasjes, fëmijët e mi janë intervistuar edhe në polici dhe një polic ka pyetur nëse fëmijët po deklarojnë njëjtë si unë, ndërsa tjetri i është përgjigjur “po”. Dy ditë pas vrasjes, unë me fëmijët kam qenë në prokurori dhe aty mund të shihet se çfarë kanë deklaruar”.

Komento: