Kadrijaj pyet Qeverinë për rastin e Astrit Deharit: Çka po ndodh me këtë çështje?

13:05 | 17 Prill 2026
kadrijaj-pyet-qeverine-per-rastin-e-astrit-deharit:-cka-po-ndodh-me-kete-ceshtje?

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, gjatë seancës së Kuvendit ka kërkuar sqarime nga Qeveria lidhur me rastin e Astrit Deharit.

Nga foltorja e Kuvendit, ajo ka kritikuar mungesën e zhvillimeve në këtë çështje, duke ia përmendur se dikur ka qenë një nga kauzat kryesore të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Edhe një çështje që u harrua shumë shpejt, e për të cilën keni luftuar shumë dhe keni pasur kauzë të madhe ju në LVV, çka po ndodh me rastin e Astrit Deharit? Deri ku kanë shkuar zhvillimet e atij rasti, që me vite të tëra e keni pasur kauzë?”, ka deklaruar Kadrijaj.

Komento: