
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar pasurinë e tij vjetore pranë Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.
Sipas raportit, nuk ka ndryshime në pasuritë e paluajtshme. Para të gatshme në emër të tij ka deklaruar 16.41 centë, ndërsa figuron edhe banesa e bashkëshortes me vlerë 530 mijë euro.
Kursimet e tij personale kanë rënë ndjeshëm, ndërsa qiraja e banesës është rritur nga 250 në 350 euro.
Në deklarim përfshihen edhe të ardhurat vjetore prej 21,315 euro nga paga e tij si kryeministër dhe 51 mijë euro të bashkëshortes, si dhe një kredi e mbetur prej 160 mijë euro.