
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka dhënë detaje lidhur me rastin tragjik të ndodhur sot në Podujevë, ku ka vdekur një person.
Ahmeti ka thënë se është iniciuar rasti si hetim i vdekjes.
‘Rasti ka ndodhë rreth orës 11:00, në fshatin Revuqë të Podujevës, ku viktima mashkull dyshohet të jetë lënduar rëndë pasi që ishte rrokullisur me traktor derisa ishte duke punuar”, ka thënë Ahmeti.
“Personi i lënduar është dërguar në QKUK për ndihmë mjekësore, nga ku jemi njoftuar se personi ka ndërruar jetë.Policia në koordinim me prokurorinë po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do ti kontribuonin hetimit të ngjarjes përderisa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, ka përfunduar ajo
Derisa Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se bëhet fjalër për Granit Sherifitn, i cili ka punuar në këtë institucion.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të kolegut tonë të çmuar, Granit Sherifi.
Lajmi i hidhur për humbjen e tij na ka thyer zemrat të gjithëve. Për ne, ai nuk ishte thjesht një koleg, por një mikë dhe një njeri me shpirt të madh.
Në emër të të gjithë kolektivit të Shërbimit Korrektues të Kosovës shprehim ngushëllimet tona më të sinqert familjes, miqëve dhe të gjithë atyre që e njohën.
Sherifi ishte një model përkushtimi dhe integriteti, i cili la gjurmë të pashlyeshme në mesin tonë.
Humbja e tij lë një zbrazëti të madhe jo vetëm në familjen tuaj, por edhe në institucionin tonë!”, thuhet në njoftim.