Pesë kandidatë kalojnë në raundin e dytë për Gjykatën Kushtetuese

18:30 | 17 Prill 2026
pese-kandidate-kalojne-ne-raundin-e-dyte-per-gjykaten-kushtetuese

Benina Kusari është e vetmja kandidate që është eliminuar nga gara për gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese, pasi në rrethin e parë të votimit në Kuvend mori vetëm 3 vota deputetësh.

Ndërkohë, më së shumti vota ka marrë Emine Avdyli Pozhari me 58 vota, një më pak ka marrë Jorida Xhafaj me 57 vota, Flamur Mrasori ka marrë 47 vota, pas tij me 43 vota është renditur Zahir Çerkini, ndërsa 14 vota ka marrë Shpresa Emra.

Këta pesë kandidatë do t’i nënshtrohen rrethit të dytë të votimit në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, në garë për dy vende si gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

Më herët, në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës ka nisur procesi i votimit për dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Komento: