Anijet që kalojnë Hormuzin kanë nevojë për miratimin e Gardës së Iranit

18:40 | 17 Prill 2026
anijet-qe-kalojne-hormuzin-kane-nevoje-per-miratimin-e-gardes-se-iranit

Të gjitha anijet mund të lundrojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, por kjo duhet të koordinohet me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit.

Kështu tha një zyrtar i lartë iranian për Reuters, duke shtuar se zhbllokimi i fondeve iraniane ishte pjesë e marrëveshjes.

Ministri i Jashtëm Abbas Araqchi shkroi në X se ngushtica ishte hapur pasi u arrit një marrëveshje armëpushimi në Liban, ndërsa Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se besonte se një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës me Iranin do të vinte “së shpejti”, megjithëse koha mbetet e paqartë, raporton Reuters.

Komento: