Sot verë në Kosovë, kaq do të jenë temperaturat maksimale

08:09 | 18 Prill 2026

Moti sot: Me diell, temperaturat deri në 21°C

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa pasdite në zonat malore mund të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu.

Era do të fryjë nga veriu dhe verilindja, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 17-54 km/h, njofton MeteoKosova.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 8 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 17 deri në 21°C.

Komento: