Macron dhe Meloni përshëndeten me puthje dhe përqafim, video bëhet virale

08:20 | 18 Prill 2026
macron-dhe-meloni-pershendeten-me-puthje-dhe-perqafim,-video-behet-virale

Presidenti francez, Emmanuel Macron, priti kryeministrin italian, Giorgia Meloni, jashtë Pallatit Elysee në Paris, ku ajo ndodhej për një konferencë mbi trafikun detar në Ngushticën e Hormuzit.

Gjatë takimit, një video që tregon përshëndetjen e tyre ka tërhequr vëmendjen pasi Macron e përshëndeti Melonin me një përqafim dhe puthje para kamerave.

Meloni dukej e hutuar, duke pritur një përshëndetje më formale, si një shtrëngim duarsh, dhe jo një akt kaq të ngrohtë.

Komento: