Ia drejtori armën një personi, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

09:00 | 18 Prill 2026
ia-drejtori-armen-nje-personi,-arrestohet-i-dyshuari-ne-prishtine

Të premten në Prishtinë është arrestuar një person pasi ia kishte drejtuar armën një personi tjetër.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte drejtuar pistoletën në drejtim të ankuesit mashkull kosovar”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Arma e zjarrit pistoletë me një karikator me 8 fishekë është sekuestruar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Komento: