Sërish gjenden armë e pajisje ushtarake në veri, Sveçla ndan detaje

18:20 | 18 Prill 2026
serish-gjenden-arme-e-pajisje-ushtarake-ne-veri,-svecla-ndan-detaje

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se edhe sot janë gjetur armë, pajisje ushtarake e granata dore, në veri.

Mjetet u gjeten në dy lokacione në Komunën e Zubin-Potokut.

“Beteja kundër çdo celule terroriste nuk ndalet. Si dje, edhe sot.

Sërish, në dy lokacione në komunën e Zubin Potokut u gjet armatim, granata dore dhe pajisje të tjera ushtarake. Nga kushtetutshmëria cep më cep, te kontrolli pëllëmbë për pëllëmbë.

Nuk do të ndalemi deri në çrrënjosjen totale të secilit element kriminal” shkroi Sveçla.

Komento: