Po zhvillonin gara, policia gjobitë ashpër dy të rinj në Ferizaj

20:30 | 18 Prill 2026
po-zhvillonin-gara,-policia-gjobite-ashper-dy-te-rinj-ne-ferizaj

Patrulla e stacionit policor në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 23:34, ka ndaluar dy shoferë të cilët po zhvillonin gara shpejtësie në rrugën “Brahim Ademi”.

Shoferët me inicialet A.Q. (23 vjeç), i cili drejtonte një veturë të tipit “Volvo” me ngjyrë të gjelbër me targa vendore, dhe L.K. (19 vjeç), i cili po drejtonte një veturë të tipit “Mercedes” me ngjyrë të zezë me targa vendore, janë kapur në flagrancë duke zhvilluar gara shpejtësie.

Për këto kundërvajtje të rënda në trafik, ndaj tyre janë shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 euro, 5 pikë negative, si dhe masa mbrojtëse – ndalim i të drejtës për të drejtuar automjetin për 12 muaj.

“Policia Rajonale në Ferizaj u bën thirrje të gjithë shoferëve që të shmangin garat e shpejtësisë, pasi ato përbëjnë rrezik serioz për jetën e tyre dhe për pjesëmarrësit e tjerë në trafik” thuhet në njoftimin e policisë.

Komento: